Gusht 04, 2020 21:26 Europe/Tirane
  • Irani: Marrëveshja e naftës midis firmës amerikane dhe militantëve të SDF nuk ka vlerë ligjore

Irani ka dënuar një marrëveshje nafte të nënshkruar midis grupit militant të Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët dhe një kompanie amerikane si "shkelje e sovranitetit të Sirisë", duke thënë se një marrëveshje e tillë nuk ka "vlefshmëri ligjore".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Abas Musavi tha të martën se marrëveshja e arritur midis SDF dhe SHBA, si një forcë e paligjshme dhe okupuese në territorin sirian, nuk ka "asnjë vlefshmëri ligjore". Ai shtoi se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar, si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë. "Ky është edhe një hap tjetër i SHBA për të plaçkitur burimet natyrore të Sirisë," shtoi Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. SDF është një aleancë e milicive të mbështetura nga SHBA-të që kanë kapur rajone veriore dhe lindore të Sirisë nga grupi terrorist ISIS dhe po refuzojnë t'ia kthejnë kontrollin e atyre zonave qeverisë së Damaskut.

 

Tags

Komente