Gusht 04, 2020 21:41 Europe/Tirane
  • Shefi i Gardës Revolucionare:

Komandanti i përgjithshëm i IRGC premtoi hakmarrjen për gjakun e Gjeneralit martir Kasem Soleimani.

"Ne padyshim do të hakmerremi për gjakun e Gjeneral-lejtnant Soleimani dhe do të vazhdojmë rrugën e tij për çlirimin e Kudsit fisnik, asgjësimin e armiqve të Islamit dhe dëbimin e tyre nga vendet islamike," tha komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis me armikun për këtë çështje. "Armiqtë mashtrojnë veten duke menduar se rrjedha e revolucionit do të ndalet nëse ata vrasin personalitetet tona të mëdha, ndërsa ajo që ka ndodhur gjatë 41 viteve të fundit tregon se martirizimi forcon fuqinë e Rezistencës dhe mbrojtjen e kombit iranian dhe të kombeve të tjera myslimane ", deklaroi gjenerali Husein Salami të martën, 4 gusht, në margjinat e një ceremonie për shënimin e 40 vjetorit të Mbrojtjes së Shenjtë. Gjeneral Salami shtoi: “Rruga që nisi Gjeneral-lejtnant Soleimani vazhdon edhe sot me një ritëm më të shpejtë dhe hakmarrja ndaj gjakut të tij madje është shndërruar në një ideal. "

 

Tags

Komente