Gusht 04, 2020 22:02 Europe/Tirane
  • Marrëveshja Iran-Kinë: Amerikanët janë tronditur dhe befasuar

Amerikanët nuk mund të parashikonin përfundimin e një marrëveshje 25-vjeçare midis Kinës dhe Iranit, prandaj tronditja dhe befasia e tyre është e madhe.

Nuk ka rëndësi nëse demokratët janë në pushtet apo republikanët, Shtetet e Bashkuara kanë një strategji të pandryshueshme: luftë kundër Kinës! Ky nuk është një konflikt i vërtetë i armatosur, por përkundrazi amerikanët synojnë të krijojnë pengesat për Kinën aty ku ajo angazhohet. Për më tepër, Uashingtoni është i vendosur të marrë nën kontroll rrugën e transferimit të naftës nga Gjiri Persik në Kinë, në mënyrë që të parandalojë që kjo e fundit të ketë qasje të lirë dhe të lehtë në energji. Në të vërtetë, kontrata midis Iranit dhe Kinës ka shqetësuar të gjitha ëndrrat e amerikanëve; Nga njëra anë, siguria e rrugës së transferimit të naftës që amerikanët donin të bllokonin, në bazë të marrëveshjes do të garantohet nga Irani. Nga ana e saj, Kina do të ndihmojë Iranin të fitojë qasje në teknologji të reja, të cilat do të neutralizojnë të gjitha përpjekjet e bëra prej Shteteve të Bashkuara në dy vitet e fundit për të izoluar Iranin dhe për të rrënuar ekonominë iraniane.Marrëveshja përfshin 100 projekte që kundërshtojnë sanksionet e njëanshme të SHBA-së kundër Iranit. Për më tepër, marrëveshja Iran-Kinë gjithashtu përfshin plane mbrojtëse, që do të thotë se Irani mund të ruajë të njëjtën fuqi dhe ndikim që ka sot në Azinë Perëndimore, madje ta forcojë atë. Në këtë mënyrë, të gjitha komplotet e SHBA kundër Kinës dhe Iranit janë shkatërruar falë një marrëveshjeje, e cila nuk është finalizuar ende. Disa vende arabe po planifikojnë të kryejnë bashkëpunim afatgjatë me Kinën, por krahas këtij bashkëpunimi ekonomik, arabët po përpiqen ta vendosin Kinën nën presionin politik. Disa nga monarkitë arabe madje mund të ngadalësojnë bashkëpunimin e tyre me Kinën në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë e tyre për traktatin strategjik Iran-Kinë. Sidoqoftë, vendimi i Pekinit për të lidhur këtë marrëveshje me Iranin dëshmon se Kina tashmë e ka zgjedhur rrugën e saj, sepse, nga njëra anë, ajo nuk mund të llogarisë tek aleatët arabë të Shteteve të Bashkuara si një partner real strategjik, dhe nga ana tjetër, nuk mund të heqë dorë nga Irani si një vend me peshë në rajon dhe si një furnizues i besueshëm i energjisë.

 

Tags

Komente