Gusht 05, 2020 16:29 Europe/Tirane
  • Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit dërgon pako me ndihma ushqimore dhe mjekësore në Liban

Kryetari i Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për dërgimin e pakove me ndihma ushqimore dhe pajisje mjekësore në Liban.  

Karim Hemati, kryetari i Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit, ditën e mërkurë, ka deklaruar: "Në kuadër të qëllimeve humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, në fazën e parë do të dërgohen 2 mijë pako me lëndë ushqimore dhe 72 oreshe dhe me peshë 9 tonë dhe gjithashtu medikamente dhe pajisje mjekësore në Liban. Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit do të marrë edhe masa dhe iniciativa përkatëse për ngritjen e spitaleve, dërgimin e ekipeve të specializuara në lëmi të ndryshme mjekësore si ortoped, kirurg, mjekë të fëmijëve, si dhe specialistë dhe infermierë të tjerë".

Gjithashtu një ekip i mjekëve të Iranit i përbërë nga 22 mjekë dhe specialist sot me anë të një avioni do të dërgohen në Bejrut, kryeqytetin e Libanit.

 

Tags

Komente