Gusht 05, 2020 17:17 Europe/Tirane
  • Ruhani:  Irani është pionier i demokracisë në rajon

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje zgjedhjen e Qeverisë, Parlamentit dhe organeve të tjera në sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë me votën e qytetarëve iranianë dhe tha se Irani është pionier i demokracisë në rajon.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë, vuri në dukje 114 vjetorin e Revolucionit të Kushtetutës së Iranit dhe tha: "Para se çdo vend tjetër i rajonit të ketë parlament, kuti votimi dhe zgjedhje, në vitin 1906, në Iran është miratuar dekreti i Kushtetutës dhe Parlamenti ka filluare punën e vet".

Ruhani duke theksuar faktin se me pjesëmarrjen e qytetarëve në të gjitha sferat e jetës politike dhe shoqërore, asnjë fuqi nuk mund ta dëmtojë Republikën Islamike të Iranit, deklaroi: "Kur në Iran qytetarët me votën e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë kanë zgjedhur qeverinë, parlamentin dhe organet e tjera shtetërore, nuk ka kurrfarë kuptimi që një person në Shtëpinë e Bardhë dhe nga pjesa tjetër e botës të dëshirojë të marrë vendim për t'i dhënë fund qeverisjes së popullit dhe krijimin e trazirave në Iran".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke thënë se tre institucionet kryesore të shtetit, Qeveria, Parlamenti dhe Sistemi Juridik përkrah njëri-tjetrit po punojnë për mënjanimin e problemeve të vendit, shtoi: "Populli i Iranit nuk pranon të dorëzohet përball sanksioneve të paligjshme të armiqve dhe me rezistencën dhe qëndresën e vet, do të ngadhënjejë mbi të gjitha problemet".

Tags

Komente