Gusht 06, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Lideri i Revolucionit Islamik: Ne ngushëllojmë qytetarët e dashur Libanezë dhe qëndrojmë pranë tyre

Ajetollah Khamenei shprehu ngushëllimet e tij për popullin libanez pas shpërthimit në portin e Bejrutit.

Mesazhi i Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, i cili u botua në llogarinë në Twitter të sajtit informativ KHAMENEI.IR, thuhet: Për shkak të tragjedisë së dhimbshme të shpërthimit në portin e Bejrutit, i cili vrau dhe plagosi shumë njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha, ne shprehim ngushëllime për qytetarët e dashur libanezë dhe qëndrojmë pranë tyre. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në mesazhin e tij theksoi: Durimi përballë këtij incidenti do të jetë pikë nderi për Libanin. Sasia e shkatërrimeve të shkaktuara në portin e Bejrutit si pasojë e shpërthimit të tmerrshëm që ndodhi ditë më parë, është llogaritur nga 3 deri në 5 miliardë dollarë. Ky shpërthim shkaktoi edhe vrasjen e mbi 150 personave dhe plagosjen e mbi 4000 personave të tjerë.   

Tags

Komente