Gusht 06, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Futet dërgesa e dytë me ndihma humanitare të Iranit në Liban

Avioni i dytë me ndihma nga Republika Islamike e Iranit këtë mëngjes mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit.

Dërgesa e parë e ndihmës nga Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe të Republikës Islamike të Iranit që përmbante mjete të ndryshme mjekësore dhe spitalore u dërgua mbrëmë në Liban. Dërgesa përfshin më shumë se 15 tonë artikuj farmaceutikë dhe pajisje mjekësore me vlerë 150,000 dollarë dhe 55 tonë artikuj të ndryshëm ushqimor, si dhe një spital të lëvizshëm që u dërgua në Bejrut me një ekip mjekësor prej 30 anëtarësh. Më herët Karim Hemati, kryetari i Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit, ditën e mërkurë, ka deklaruar: "Në kuadër të qëllimeve humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, në fazën e parë do të dërgohen 2 mijë pako me lëndë ushqimore dhe me peshë 9 tonë dhe gjithashtu medikamente dhe pajisje mjekësore në Liban. Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit do të marrë edhe masa dhe iniciativa përkatëse për ngritjen e spitaleve, dërgimin e ekipeve të specializuara në lëmi të ndryshme mjekësore si ortoped, kirurg, mjekë të fëmijëve, si dhe specialistë dhe infermierë të tjerë".

Tags

Komente