Gusht 06, 2020 21:51 Europe/Tirane
  • Askush të mos guxojë të kërcënojë Iranin

Sipas një autoriteti të ushtrisë iraniane, arritjet e ushtrisë iraniane në prodhimin e raketave dhe avionëve kanë bërë që sot asnjë vend nuk guxon të kërcënojë Iranin, ndërsa Forcat e Armatosura Iraniane janë në kulmin e fuqisë së tyre.

"Sot, Republika Islamike është aq e fuqishme, saqë asnjë armik nuk lejohet ta mendojë në kokën e tij të kërcënojë Iranin, ndërsa Forcat e Armatosura Iraniane janë në kulmin e fuqisë së tyre, autoritetit të tyre dhe të forcës së tyre parandaluese" , tha Koordinatori i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, Admirali, Habibollah Sajari, gjatë një ceremonie të mbajtur këtë të enjte, 6 gusht, në Akademinë Ushtarake Imam Ali. "Ushtria iraniane, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, Forcat e Mobilizimit Popullor, kanë bashkuar forcat në mënyrë që as edhe një grimcë e tokës tonë të mos pushtohet nga armiku dhe të arrijmë pavarësinë dhe vetë-mjaftueshmërinë, "tha Admiral Sajari. Aktualisht, Forcat e Armatosura Iraniane janë krenarë për praninë e këshilltarëve ushtarakë iranianë në Siri të cilët mbrojnë vlerat e Republikës Islamike ", tha ai duke shtuar: “Ushtria iraniane dhe Forcat e Armatosura të vendit i kanë shndërruar sanksionet në mundësi. Ato po forcojnë vazhdimisht aftësitë e tyre luftarake dhe performancën e pajisjeve të tyre të luftës ".

 

Tags

Komente