Gusht 09, 2020 09:36 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Krijimi i ndjenjës së poshtërimit nga ana e fuqive hegjemoniste për të mbizotëruar popujt

Fuqitë hegjemoniste dhe sundimtare duke krijuar ndjenjën e poshtërimit mundohen të sundojnë dhe mbizotërojnë popujt.

Kështu ka deklaruar Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik me rastin e kontratës së turpshme të vitit 1919, ku ndër të tjera tha: Kontrata e vitit 1919 ishte një shembull i poshtërimit publik dhe i neutralizimit të popullit që ai të mos jetë për asgjë. Më 9 gusht të vitit 1919 kreu i ministrave të asaj kohe në Iran dhe Lord Geroge Curzon ministër i jashtëm i Britanisë nënshkruan kontratën e njohur me emrin kontrata 1919. Thuhet se kreu i ministrave të atëhershëm i Iranit dhe dy nga ministrat e tij për nënshkrimin e kësaj kontrate kanë marrë shuma të mëdha parash. Sipas kësaj kontrate e gjithë struktura ushtarake dhe financiare e Iranit vihej nën kontrollin e Anglisë dhe hekurudha gjithashtu i jepej këtij vendi. Mirëpo për shkak të protestave të saj kohe, kjo kontratë nuk është zbatuar asnjëherë.

Tags