Gusht 09, 2020 15:45 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani dhe vendet e tjera po përballen me valën e dytë të përhapjes së virusit Korona

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani dhe vendet e tjera u përballen me valën e dytë të përhapjes së virusit Korona dhe theksoi respektimin e domosdoshëm të protokolleve shëndetësore.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në mbledhjen e shtabit kombëtar kundër pandemisë Korona, tha se gjatë javëve të fundit në Iran dhe botë është vërejtur rritje dhe ulje të statistikave të virusit Korona dhe shtoi: "Realiteti është ky që ne të paktën edhe për gjashtë muaj ose një vit do të përballemi me virusin Korona, prandaj duhet ta ruajmë gatishmërinë tonë dhe duhet t'i respektojmë me seriozitet urdhëresat dhe protokollet shëndetësore, sidomos gjatë ceremonive të zimbajtjes së Ashurasë dhe duhet t'i japim rëndësi shëndetit publik duke dhënë paralajmërimet dhe udhëzimet përkatëse".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje rolin e kompanive iraniane me bazë shkencore në prodhimin e medikamenteve dhe vaksinës kundër virusit Korona dhe tha: "Qeveria është e gatshme për të ndihmuar atë grup të kompanive që po punojnë në prodhimin e medikamenteve dhe gjetjen e vaksinës kundër virusit Korona".

Tags

Komente