Gusht 09, 2020 15:51 Europe/Tirane
  • Zarif viziton ambasadën e Libanit dhe shpreh ngushëllime për viktimat e shpërthimit në Bejrut

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit sot ka zhvilluar një vizitë në ambasadën e Libanit në Teheran dhe ka nënshkruar librin e memorialit të viktimave të tragjedisë së Bejrutit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, duke nënshkruar librin e memorialit të viktimave të shpërthimit në portin e Bejrutit, ka shprehur solidaritet për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie.

Zarif të mërkurën e kaluar gjithashtu në një bisedë telefonike me Charbel Wehbe, ministrin e jashtëm të Libanit, duke shprehur solidaritet me popullin dhe qeverinë e Libanit, ka deklaruar gatishmërinë e Teheranit për ofrimin e ndihmave në kuadër të nevojave të domosdoshme, infrastrukturës si dhe të nevojave emergjente sidomos në kuadër të ndihmave ndërkombëtare.

 

Tags

Komente