Gusht 10, 2020 13:47 Europe/Tirane
  • Festohet 70 vjetori i marrëdhënieve të Iranit dhe Venezuelës

Ceremoni për festimin e 70 vjetorit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Venezuelës është festuar në Karakas gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen e autoriteteve të larta të Venezuelës dhe ambasadorit të Iranit në Karakas.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se të dielën autoritetet e Iranit dhe të Venezuelës kanë festuar 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve në Karakas.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, Rikardo Menendes, zv/presidenti i Venezuelës, Jorge Arreaza, ministri i jashtëm i Venezuelës, Hoxhetullah Sulltani, ambasadori i Iranit në Venezuelë si dhe funksionarë të tjerë të të dy vendeve.

Me këtë rast të dy palët kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.

Rikardo Menendes në fjalën e tij tha: "Ne po festojmë 70 vjetorin e marrëdhënieve miqësore mes Teheranit dhe Karakasit sidomos nën hijen e perspektivës strategjike dhe gjeopolitike të të dy vendeve. Të dy vendet duhet të bashkëpunojnë për paqe, integrim dhe për përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët e vet. Marrëdhënie të tilla zhvillohen duke theksuar parimin e barazisë dhe pa qëndrime superiore ndaj njëri-tjetrit dhe janë të mishëruar thellësisht me koncepte të rëndësishme siç është përballja me imperializmin".

Ambasadori i Iranit në këtë ceremoni ka theksuar marrëdhëniet vëllazërore dhe miqësore mes të dy vendeve dhe deklaroi: "Ne do t'i ndjekim parimet e liderëve tanë për vendosjen e drejtësisë, vëllazërisë dhe barazisë mes të dy vendeve".

Tags

Komente