Gusht 10, 2020 14:06 Europe/Tirane
  • Musavi: Amerikanët po keqpërdorin mekanizmin e KS të OKB

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje përpjekjet e Amerikës për vazhdimin e embargos së armëve kundër Republikës Islamike të Iranit dhe deklaroi se amerikanët po keqpërdorin mekanizmin e KS të OKB.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e një projektrezolute të re të Amerikës për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit në mbledhjen e nesërme të KS të OKB dhe shtoi: "Ky veprim para se të konsiderohet kundër Iranit, në radhë të parë është kundër mekanizmave ndërkombëtare dhe kundër KS të OKB. Amerikanët dëshirojnë ta çojnë në shkatërrim KS të OKB ose ta vendosjen nën udhëheqjen e vet. Anëtarët e KS të OKB duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në kurthin e amerikanëve dhe sipas të gjitha gjasave edhe ky veprim i amerikanëve do të dështojë me kujdesin e anëtarëve të KS të OKB".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi edhe në lidhje me rolin e Arabisë Saudite në publikimin dhe nënshkrimin e letrës së fundit të sekretarit të përgjithshëm të KBGJP drejtuar KS të OKB për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit dhe tha: "Në bazë të burimeve të besueshme, disa prej anëtarëve të KBGJP nuk kanë qenë të informuar fare për përmbajtjen e kësaj letre".

Musavi në lidhje me propozimet e mëparshme të Iranit për bashkëpunim me shtetet për rreth Gjirit Persik, shtoi: "Irani u thotë qartë shteteve të cilat janë të "shqetësuara" me heqjen e embargos së armëve kundër Iranit, ju e keni shndërruar rajonin në një depo të armatimeve dehe municioneve luftarake dhe ky veprim i juaj është vërë vetëm për t'i bërë qejfin Amerikës".

Në lidhje me pretendimet e autoriteteve të Uashingtonit për ndërhyrjen e mundshme të Iranit në zgjedhjet presidenciale në Amerikës, Musavi ka theksuar: "Ky është një prej pretendimeve qesharake të amerikanëve, sepse Irani nuk i kushton fare vëmendje lëvizjeve dhe partive politike brenda në Amerikës, por më tepër shikon sjelljen dhe veprimet e tyre në relacion me Republikën Islamike të Iranit".

 

Tags

Komente