Gusht 10, 2020 22:54 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit duhet të refuzojë shantazhin dhe unilateralizmin e SHBA

Ambasadori i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara deklaroi se Këshilli i Sigurisë i OKB duhet t'i rezistojë shantazhit nga Shtetet e Bashkuara që synon të zgjasë një embargo armësh kundër Republikës Islamike.

Maxhid Takht Ravanchi i bëri këto deklarata në një postim, ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i OKB bëhet gati të diskutojë një rezolutë të hartuar nga Uashingtoni, e cila synon të zgjasë embargon e armëve të OKB kundër Iranit. Embargoja do të skadojë këtë tetor sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. I dërguari i Iranit në Kombet e Bashkuara vuri në dukje se për të avancuar politikat e tyre përmes Këshillit të Sigurisë të OKB, "... SHBA është duke përdorur masivisht Iranofobinë dhe shantazhimin për të fituar mbështetje për rezolutën e saj të paligjshme, duke kërkuar në mënyrë të paligjshme për të zgjatur një embargo armësh kundër Iranit." Ai gjithashtu e këshilloi Këshillin e Sigurimit që përsëri të refuzojë shantazhin dhe njëanshmërinë ashtu siç bëri kur SHBA prezantoi për herë të parë draftin e rezolutës anti-iraniane." Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, kufizimet e vendosura në blerjen dhe shitjen e armëve në Iran duhet të hiqen në tetor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abas Musavi muajin e kaluar paralajmëroi se Irani do të ndërmarrë "masa efektive" nëse vendet evropiane i nënshtrohen presionit të SHBA që synon zgjatjen e një embargoje armësh kundër Teheranit. Irani ka hedhur poshtë me vendosmëri planet e Uashingtonit, duke argumentuar se SHBA nuk është më një palë në marrëveshjen bërthamore qysh kur u tërhoq nga marrëveshja shumëpalëshe në vitin 2018. Kina dhe Rusia, të cilat janë të dy nënshkrues të marrëveshjes bërthamore, gjithashtu kanë shprehur kundërshtimin e tyre për planet e SHBA.

 

Tags

Komente