Gusht 11, 2020 08:57 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit paralajmëron Amerikën

Me afrimin e datës për heqjen e embargos së armatimeve më 18 tetor 2020 sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka propozuar një rezolutë në KS të OKB që bën të mundur shtyrjen pa afat të embargos  së armëve kundër Iranit. Rezoluta e propozuar nga Amerika pritet të vihet në votim sot në KS të OKB.

Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në konferencën për shtyp lidhur me përpjekjet e Amerikës për miratimin e një rezolute që do të pengojë heqjen e embargos së armëve kundër Iranit ka paralajmëruar mbi keqpërdorimin e mjeteve të KS të OKB nga ana e Amerikës. Në dy vitet e fundit, Trump nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore. Pasi u largua nga marrëveshja bërthamore në 8 maj 2018, Trump riktheu sanksionet bërthamore kundër Iranit në dy faza dhe u përpoq të parandalojë që marrëveshja bërthamore të zbatohet nga partnerë të tjerë duke kërcënuar dhe paralajmëruar disa vende. Kundërshtimi amerikan ndaj heqjes së embargos së armëve kundër Iranit mund të analizohet në dy mënyra. Aspekti i parë; Është nevoja urgjente që Shtetet e Bashkuara të demonstrojnë epërsinë e saj në vendimet e Këshillit të Sigurisë; Sidomos pas dështimit për të ushtruar presion maksimal me anë të sanksioneve. Aspekti i dytë është; Vazhdimi i propagandës kundër Iranit në formën e "Iranofobisë", për realizimin e objektivave të saj në fushën e shitjes së armëve; Gjë e cila ka qenë shumë fitimprurëse për Amerikën. Këshilli i Sigurimit, tani po përballet edhe një herë me veprimet e njëanshme dhe imponuese të SH.B.A. Zyrtarët amerikanë jo vetëm që refuzojnë të zbatojnë ligjin dhe rregulloret ndërkombëtare, por ata gjithashtu përpiqen të ndjekin qëllimet e tyre jo legjitime përmes kërcënimeve dhe presioneve politike dhe abuzimit me Kombet e Bashkuara. Një shembull i  dukshëm në këtë proces; Është  sabotimi i rezolutave dhe konventave të Këshillit të Sigurimit të KB. Në muajt e fundit, Irani ka lëshuar paralajmërimet e nevojshme për Kombet e Bashkuara dhe bashkësinë ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara tani ndodhen përballë me një vendimi shumë të rëndësishëm se si t'i rezistojnë sjelljes destruktive të Trump. Daryl Kimball, drejtor i Shoqatës së Kontrollit të Armëve në Uashington D.C., thotë se rezoluta amerikane nuk ka gjasa të kalojë votimin e KS të OKB. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se qeveria amerikane nuk ka qenë në gjendje të arrijë qëllimet e saj, përkundër presioneve të papara politike dhe ekonomike. Sigurisht, edhe opsioni i një embargoje armësh nuk do të funksionojë për Shtetet e Bashkuara. Siç theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ky veprim para se të jetë anti-Iran është kundër mekanizmave ndërkombëtarë dhe Këshillit të Sigurimit të KB. Mousavi tha se Amerikanët duan të shkatërrojnë ose të marrin kontrollin e Këshillit të Sigurimit të KB dhe shtoi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos bien në grackën e amerikanëve.  Natyrisht, nëse Kombet e Bashkuara zbatojnë politikat e SHBA dhe injorojnë dispozitat e Këshillit të Sigurimit në përputhje me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit; Irani do të marrë vendimet e duhura.

 


 

Tags

Komente