Gusht 11, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • Embargoja e armëve ndaj Iranit, SHBA pëson disfatën e parë

Dy drafte të një rezolute që synojnë të zgjasin embargon për tregtinë e armëve me Iranin, dhe kjo në hapësirën prej 3 ditësh: tërbimi anti-iranian në Uashington po përshpejtohet shumë habitshëm.

SHBA janë të sigurta se do ta humbin betejën në Këshillin e Sigurimit, veçanërisht pasi përpjekjet e diplomatëve evropianë që supozohej të bindnin Kinën dhe Rusinë për të votuar kundër Iranit nuk kanë dhënë asgjë: Votimi i tekstit të embargos së armëve kundër Iranit është shtyrë në një datë të mëvonshme të papërcaktuar ende. Sipas lajmeve të fundit të marra nga gazetarët e Kombeve të Bashkuara, teksti i rezolutës duhej t'u ishte dorëzuar të hënën në mbrëmje (me kohën lokale të New York) anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Disa burime diplomatike parashikuan që votimi të zhvillohej të martën në mëngjes, megjithatë asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë nga amerikanët. Me pak fjalë, konfuzion total. Gjithnjë e më shumë diplomatë e shohin rezolutën si të dënuar të dështojë dhe të rrezikojë më tej fatin e marrëveshjes bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore. Richard Gowan, drejtori i OKB për Grupin Ndërkombëtar të Krizave në New York (agjensia që promovon parandalimin e konfliktit), tha se nuk kishte "asnjë shans" që përpjekja e Shteteve të Bashkuara për të zgjatur embargon e armëve ndaj Irant të miratohet dhe se kjo ishte "një kthesë për t'u tërhequr". "Të gjithë në OKB e kuptojnë se kjo rezolutë është vetëm ngritja e perdes për një luftë shumë më të madhe mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit," tha Gowan. Draftit të rezolutës i duhen të paktën nëntë vota për të detyruar Rusinë dhe Kinën të përdorin veton e tyre, por disa diplomatë shtrojnë pyetjen nëse Uashingtoni mund t'i marrë edhe ato nëntë vota. Këshilli i Sigurisë funksionon praktikisht kështu që pasi të kërkohet një votim, 15 anëtarët kanë 24 orë për të paraqitur vendimin e tyre dhe rezultati do të shpallet në një mbledhje publike, por diplomatët thonë se teksti aktual i SHBA-së është pak i mbështetur. Gjithashtu një përpjekje e minutës së fundit nga Britania, Franca dhe Gjermania për të negociuar një kompromis me Rusinë dhe Kinën për një zgjatje të embargos për shitjet e armëve në Iran rezultoi e pasuksesshme, thanë një numër diplomatësh. Rusia dhe Kina, duke qenë aleatë të Iranit, prej kohësh kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj rezolutës amerikane. Një diplomat kinez në Kombet e Bashkuara, duke folur në kushte anonimiteti, tha se "zgjatja e embargos për shitjet e armëve në Iran,  në çfarëdo forme që të jetë i mungon një bazë ligjore dhe do të dëmtonte përpjekjet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, duke shtuar se nuk ka asnjë shans që Shtetet e Bashkuara ta shohin të miratuar tekstin e rezolutës së tyre anti-iraniane.

 

Tags

Komente