Gusht 12, 2020 07:57 Europe/Tirane
  • Takhtrevançi; KS i OKB do të kundërshtojë rezolutën e re të Amerikës

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, rezolutën e paraqitur nga Amerika për embargo armatimesh kundër Iranit e ka quajtur shkelje të rezolutës 2231 të KS të OKB dhe tha se me padyshim ky këshill do të refuzojë edhe një herë këtë veprim të Amerikës.

Në një mesazh në Twitter, Maxhid Takhtrevançi, ka shkruar: Me kundërshtimin e anëtarëve të KS të OKB, Amerika edhe një herë është tërhequr lidhur me embargon e armatimeve kundër Iranit dhe sot Uashingtoni ka prezantuar një projekt-rezolutë tjetër që është në kundërshtim me rezolutën 2231 të KS të OKB. Takhtrevançi deklaroi se projekt-rezoluta e re për nga përbërja dhe objektivi ngjason dhe është i njëjtë me atë të mëparshëm dhe shtoi se me padyshim edhe kjo rezolutë do të refuzohet nga KS i OKB. Amerika për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore e cila është konfirmuar nga KS i OKB, ka paraqitur një projekt-rezolutë me qëllim shtyrjen e afatit të embargos së armatimeve kundër Iranit. Duke qenë se në takimet e komisioneve të ndryshme jozyrtare nuk është arritur ndonjë rezolutat, përfaqësuesja e Amerikës në OKB projekt-rezolutën e Uashingtonit me 13 faqe e ka reduktuar dhe përmbledhur në 4 paragrafë. Uashingtoni nga KS i OKB ka kërkuar që kufizimet e përcaktuara në rezolutën 2231 të shtyhen derisa këshillit të marrë vendim. Anëtarët e KS të OKB kanë afat deri ditën e mërkurë që të japin opinionin  tyre dhe pas kësaj ka shumë gjasa që projekt-rezoluta të vihet në votim.

Tags

Komente