Gusht 12, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika nuk ka asnjë perspektivë të qartë për të ardhmen e njerëzimit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke përmendur përpjekjet e qeverisë amerikane për të dëmtuar shumanshmërinë deklaroi se qeveria amerikane nuk ka asnjë perspektivë të qartë për të ardhmen e shoqërisë botërore.

Muhamed Xhavad Zarif, në një artikull për Daily Online ka shtuar se regjimi fals i Amerikës përveç keqmenaxhimit të situatës për shkak të virusit Covid-19 në vendin e vet dhe përveç dobësimit të paqes dhe stabilitetit jashtë këtij vendi, nuk ka asnjë program të qartë dhe qorrazi sulmon të gjithë ata persona që insistojnë në mbizotërimin e ligjit. Zarif përmendi largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe tha se qeveria amerikane është e para qeveri në botë që shkel një rezolutë të cilën ajo vetë e ka firmosur dhe përveç kësaj kërcënon të tjerët me ndëshkimin e tyre në rast se zbatojnë këtë rezolutë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se rezoluta 2231 e KS të OKB konfirmoi ligjshmërinë ndërkombëtare të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se Amerika me komentimet e saj po mundohet të shkatërrojë edhe këtë rezolutë që vetë e ka nënshkruar. Shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje se sjellja destruktive e Amerikës si objektiv të saj ka të gjithë strukturën e OKB dhe në rast se KS i OKB për shkak të gangsterizmit të një prej anëtarëve të tij, detyrohet të anulojë një prej vendimeve dhe rezolutave të veta, atëherë ky këshill ka kthyer disa dekada prapa progresin e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Tags

Komente