Gusht 12, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • Sanksionet e jashtëligjshme nuk mund të gjunjëzojnë industrinë e mbrojtjes së Iranit

Ekspertët e rinj iranianë nuk lejojnë që sanksionet e jashtëligjshme të gjunjëzojnë dhe krijojnë pengesa për prodhimin e pajisjeve ushtarake në vend.

Major Nuzar Nemati, zv/komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ditën e martë theksoi vetë-mjaftueshmërinë e Iranit në prodhimin e tankeve dhe makinave super të rënda dhe tha se me punën e ekspertëve vendas është thyer monopoli i prodhimit të këtyre lloj automjeteve. Vitet e kaluar Irani ka bërë progrese të shumta në industrinë e mbrojtjes. Këto suksese janë arritur pas bindjes në kapacitetet dhe potencialet vendase dhe besimin se kërcënimet mund të kthehen në një mundësi për shfrytëzim. Eksperienca e 41 viteve të kaluara ka treguar se perëndimi nuk është aspak i interesuar në transferimin  dijes dhe teknologjisë së tij tek vende si Irani dhe në të njëjtën kohë bën përpjekje për të penguar Iranin në progresin dhe arritjen e sukseseve në fushën shkencore dhe profesionale. Sanksionet e Amerikës gjithashtu janë të përmbledhura në këtë ide. Mirëpo nga ana tjetër Irani me një vullnet të fortë për të thyer monopolin e prodhimit, ka arritur të hedhë hapa të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm në drejtim të prodhimit të produkteve sidomos ato ushtarake. Në fushën ushtarake ekzistojnë dy pika të rëndësishme. Së pari perëndimi insiston në vendosjen e sanksioneve, presionit maksimal dhe dobësimin e Iranit në fushën mbrojtëse në kohën kur sistemi hegjemonist i botës u shet vendeve arabe të gjirit Persik armatime në masë. Perëndimi insiston në shitjen e këtyre armëve dhe arsyeja është e qartë. Kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve janë perëndimore dhe ato çdo vit nga shitja e këtyre armëve dhe pajisjeve luftarake marrin përfitime të mëdha. Në vende si Amerika për çdo vit shpenzohen me miliarda dollarë për hulumtime dhe studime ushtarake dhe në fushën e sigurisë për projektimin dhe prodhimin e pajisjeve luftarake. Së dyti është e nevojshme ruajtja dhe forcimi i gatishmërisë ushtarake për tu përballur me armikun e qartë dhe të panjohur të cilët gjithmonë janë mundur të godasin Iranin. Në këtë çështje ekziston një eksperiencë e gjerë që tregon se dobësimi apo prapambetja në fushën ushtarake i jep një mundësi më shumë armikut. Sa i përket kësaj, mbrojtja e lavdishme me gjithë momentet e saj të hidhura, për Iranin ishte një mësim i madh . nga kjo luftë është nxjerrë mësimi i besimit tek vetvetja dhe potencialet vendase. Në atë kohë gjithashtu Irani është sanksionuar nga fuqitë hegjemoniste. Që nga ajo kohë u bë e nevojshme vetëmjaftueshmëria në sektorin e mbrojtjes dhe rezultati i lëvizjes strategjike në këtë drejtim është ngritja e kapaciteteve mbrojtëse të Iranit.

Tags

Komente