Gusht 12, 2020 14:15 Europe/Tirane
  • Ruhani: Fuqia mbrojtëse dhe e armatimit të Iranit është në favor të rajonit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Republika Islamike e Iranit armatimet dhe kapacitetet e veta i përdor vetëm për mbrojtjen e vendit përball agresionit të faktorëve të huaj, prandaj fuqia dhe armatimet e Iranit janë në favor të të gjithë rajonit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë së Iranit u bëri thirrje për vigjilencë vendeve të rajonit duke ua tërhequr vërejtjen që të mos bien në kurthin mashtrues të Amerikës dhe tha: "Vendet e rajonit duhet të tregojnë kujdes ndaj atyre të cilët po plaçkitin burimet dhe resurset e popujve të rajonit dhe po i shesin armë disa shteteve për të bombarduar vendet fqinjë. Irani ka qenë vendi i parë që ka dënuar agresionin ushtarak të Sadam Husejnit kundër Kuvajtit dhe Irani në veprim ka treguar se synon stabilitetin në rajon dhe nëse atë kohë Teherani do t'i tregonte dritën jeshile Sadam Husejnit, ai të nesërmen do të sulmonte edhe EBA dhe Arabinë Saudite. Nëse Republika Islamike e Iranit nuk do të qëndronte dhe rezistonte për stabilitetin e rajonit, disa fqinjë jugorë të Iranit sot nuk do të ekzistonin fare".

Ruhani vuri në dukje përpjekjet e Amerikës për miratimin e projektrezolutës kundër Iranit në KS të OKB dhe ka deklaruar: "Uashingtoni nuk do të ketë sukses kundër Teheranit dhe Iranit do të dalë fitues në punën dhe veprimet që janë në bazë të rregullave dhe interesave kombëtare dhe ndërkombëtare".

 

Tags

Komente