Gusht 12, 2020 21:57 Europe/Tirane
  • Ruhani: Evropa nuk duhet të mashtrohet nga Shtetet e Bashkuara

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka këshilluar homologun e tij francez që të mos bjerë në kurthin e amerikanëve.

Në një kontakt telefonik të vendosur nga Emmanuel Macron të Mërkurën, 12 Gusht, Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se Evropa nuk duhet të influencohet dhe të mashtrohet nga Shtetet e Bashkuara. "Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit do të lejojë heqjen e embargos së armëve kundër Iranit nga 18 tetori dhe nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të veprojnë ndryshe, do ta shkelin këtë rezolutë," tha Ruhani. "Të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore duhet të respektojnë këtë dokument, si dhe Rezolutën 2231, dhe pritet të zhvillohen konsultime të hollësishme midis Iranit, tre vendeve evropiane, Rusisë dhe Kinës në mënyrë që të parandalohen kundërshtarët e marrëveshjes bërthamore të arrijnë qëllimet e tyre", tha Presidenti iranian. Hasan Ruhani shtoi se "Shtetet e Bashkuara nuk kishin të drejtë të shfrytëzonin asnjë mekanizëm të marrëveshjes bërthamore, duke pasur parasysh tërheqjen e tyre nga marrëveshja bërthamore më shumë se dy vjet më parë". Presidenti Ruhani më pas falënderoi homologun e tij francez për ftesën që i bëri Iranit për t'u bashkuar me një grup ndërkombëtar të ngarkuar me ndihmën për të zgjidhur problemet e Libanit. Nga ana e tij, presidenti francez përsëriti nevojën për të respektuar marrëveshjen bërthamore, duke theksuar se Franca nuk ka të njëjtin mendim si Shtetet e Bashkuara për rinovimin e embargos së armëve. "Kjo është ajo që u thamë atyre në mënyrë të qartë," përsëriti ai. Emmanuel Macron tha se Franca po merrte masa për t'i dhënë një forcë sistemit financiar Iran-Evropë. Ai gjithashtu i bëri thirrje Iranit të ndihmojë Libanin për të zgjidhur krizën e tij politike.

 

Tags

Komente