Gusht 12, 2020 22:18 Europe/Tirane
  • Zarif: Administrata e Trump e ka kuptuar se politikat e saj kundër Iranit ishin të gabuara

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të zbatojnë mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Në margjinat e një mbledhje të kabinetit qeveritar, të mbajtur të Mërkurën 12 gusht, Muhamed Xhavad Zarif duke folur para gazetarëve, deklaroi: "Pas aplikimit të politikave të presionit ekonomik kundër Iranit për dy vjet e gjysmë, administrata e z. Trump duket se sot mësoi se politikat e saj kundër Iranit ishin të gabuara dhe se ajo duhet të kthehet në angazhimet e saj. Tani, administrata amerikane e di se do të duhet të kompensojë kombin iranian dhe të ndalë veprimet e saj dashakeqe në rajon; vetëm kështu situata do të jetë ndryshe ”. Lidhur me mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, të njohur si "këmbëza", ministri i Jashtëm iranian shpjegoi: "Nga një këndvështrim juridik, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë status të përdorin mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Tre aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara kishin njoftuar qartë gjatë seancës së mëparshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara nuk mund të zbatonin këtë mekanizëm ”. Z. Zarif tha që edhe nëse Shtetet e Bashkuara do të përdorin këtë mekanizëm, veprimi i tyre do të ishte pa asnjë vlerë juridike.

 

Tags

Komente