Gusht 16, 2020 10:38 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Armiqësia e Ameirkës me popullin Iranian ka nisur në viitn 1953

Armiqësia e Amerikës me popullin iranian ka nisur që nga grushti i shteitt i vitit 1953 dhe ka vazhduar me revolucionin islamik.

Kështu ka deklaruar Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit me rastin e përvjetorit të 28 Mordadit 1332 sipas kalendarit diellor që përkon me 19 gushtin e vitit 1953. Me këtë rast lideri suprem i Revolucionit Islamik shtoi: Republika Islamike e Iranit ka mbyllur rrugët e influencës dhe depërtimit të Amerikës në organet e vendit dhe moskryerja e negociatave është një mjet që mbyll portën hyrëse të Amerikës. Sigurisht kjo për Amerikën është shumë e rëndë. Më 28 Mordad të vitit 1332 sipas kalendarit diellor që përkon me 19 gushtin e vitit 1953, është dita përkujtimore e grushtit të shtetit të organizuar nga Amerika kundër qeverisë iraniane. Në një ditë si kjo disa ushtarë të regjimit mbretëror duke bashkëpunuar me Anglinë dhe Amerikën, organizuan një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë e Muhamed Musadek dhe për ta zëvendësuar atë me regjimin diktatorial të Muhamed’reza Pahlavi. Grushti amerikano-anglez i shtetit të vitit 1953 që çoi në rrëzimin e qeverisë së ligjshme të asaj kohe në Iran, të përkujton zhvillimet politike në Iran përpara revolucionit islamik. Më 19 gusht Anglia dhe Amerika me ndërhyrjet e tyre në Iran, ku në këtë vend kishte fituar lëvizja për kombëtarizimin e industrisë së naftës, organizuan një grusht shteti në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë I kishte dhënë të drejtë Iranit sa I përket kontratës së naftës mes Iranit dhe Anglisë. Vitet e fundit janë zbuluar shumë dokumente dhe fakte mbi ndikimin e faktorit të huaj në rrëzimin e qeverisë kombëtare të dr. Musadek dhe disa funksionarë amerikane kanë pohuar rolin direkt të Uashingtonit në organizimin e këtij grushti shteti.

Tags