Gusht 24, 2020 09:17 Europe/Tirane
  • Pikëpamjet e lidert suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei

Shembulli i pavarur islam për ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë në bazë të besimit, dijes dhe drejtësisë vazhdon të jetë i qëndrueshëm.

Republika Islamik sloganet dhe anën e saj të drejtimit e ka bazuar pikërisht tek ky shembull. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei deklaroi se modeli i qeverisjes së Shteteve të Bashkuara ka rezultuar me "një dështim të plotë", dhe vlerat njerëzore kanë marrë goditjen më të madhe në Amerikë. Ajetollah Khamenei gjatë një video-konference me administratën iraniane të Dielën, në fillim të Javës së Qeverisë në Iran, tha se "vlerat njerëzore si shëndeti, drejtësia dhe siguria janë shkelur më së shumti në Amerikë." "Hendeku social atje është i tmerrshëm, numri i të uriturve dhe i të pastrehëve dhe raporti i tyre me popullsinë e përgjithshme janë më të larta se nivelet konvencionale të vendeve të botës," tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. "Sipas rivalëve që flasin në mënyrë të hapur në fushatat zgjedhore, një në pesë fëmijë amerikanë vuan nga uria. Për më tepër, pasiguria dhe shkalla e krimit janë shumë të larta në Amerikë, "tha Ajetollah Khamenei duke shtuar: " Fakti që SHBA drejtohet nga njerëz që janë një burim turpi për atë vend është një tjetër shenjë e humbjes së modeleve perëndimore dhe rënies së civilizimit perëndimor në botë". Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha se, përveç atyre problemeve të brendshme dhe menaxhuese, Shtetet e Bashkuara gjithashtu u përfshinë në praktika të tilla të zakonshme si "vrasje, nxitja e luftërave dhe shkaktimi i pasigurisë në tokat e huaja, si Siria, Palestina, Jemeni , dhe më parë në Irak, Afganistan, Vietnam dhe Hiroshima. Ai theksoi se modelet e tilla administrative janë në kontrast të thellë me modelin e pavarur islamik për rendin dhe zhvillimin shoqëror, i cili paracaktohet mbi bazën e trefishtë të "besimit, dijes dhe drejtësisë". Për Liderin e Revolucionit Islamik, ekonomia kombëtare në asnjë mënyrë nuk duhet të lidhet me zhvillimet e jashtme, sepse ky është "një gabim strategjik". Ajetollah Khamenei shtoi: "Ekonomia iraniane në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë e varur në heqjen ose jo të sanksioneve, ose në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në ndonjë vend të veçantë. Do të duhet të fillojmë nga parimi i mëposhtëm: nëse sanksionet zgjasin dhjetë vjet të tjerë, çfarë duhet të bëjmë? Natyrisht, duhet të mbështetemi te potenciali dhe burimet kombëtare. Sigurisht, vendimet e mira në nivelin ndërkombëtar mund të kenë një ndikim pozitiv në ekonominë iraniane, por ta bësh atë të varur nga luhatjet e politikës ndërkombëtare është një hap që nuk duhet të merret." Ajetollah Khamenei pastaj ju drejtua të gjithë zyrtarëve dhe shtetarëve iranianë duke thënë: "Të bësh një shërbim brenda kornizës së Rendit Islam ka një vlerë të dyfishtë të cilën duhet ta vlerësosh, sepse favorizon konkretizimin e modelit islam për të ndërtuar dhe drejtuar një shoqëri ”. Irani sot me gjithë kushtet e sanksioneve dhe sfidave të shumta ka arritur një pozitë stabile dhe potencial për të përballur të gjitha vështirësitë dhe sot ai në krahasim me të kaluarën në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare në përballe me arrogancën ka prani më me ndikim. Deklarata e liderit suprem ka rëndësi pasi ajo jep direktiva për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe kalimin e sfidave. Lideri suprem gjithmonë ka theksuar në çështje të tilla si prodhimi, investimi, ruajtja e vlerës kombëtare, distancimi nga shitja e materialeve bazë dhe i produkteve të papërpunuara sic është nafta dhe minerali I hekurit dhe kjo tregon se përkushtimi në potencialet vendase në hapin e dytë të revolucionit duhet të merret seriozisht nga ekspertët dhe funksionarët.

Tags