Shtator 16, 2020 21:10 Europe/Tirane
  • Siria reagon ndaj deklaratave të Trump mbi vrasjen e Bashar al-Assad

Ministria e Jashtme Siriane tha se pohimi i Presidentit të SHBA për vendimin për të vrarë Presidentin Sirian Bashar al-Assad tregon se ky vend ndjek të njëjtën metodë të grupeve terroriste për të arritur interesat e tij.

Në një intervistë me Fox News këtë javë, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai kishte në plan të vriste Presidentin Sirian Bashar al-Assad, por ish-Sekretari i Mbrojtjes James Mattis e pengoi atë të bënte këtë. Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve (SANA), duke reaguar ndaj deklaratave të Trump, Ministria e Jashtme Siriane tha se fjalët e presidentit amerikan në lidhje me vrasjen e Bashar al-Asad tregojnë qartë nivelin e degjenerimit të të menduarit dhe sjelljes politike joserioze të kësaj qeverie. Ministria e Jashtme Siriane theksoi se deklaratat e Trump tregojnë regjimin bandit të SHBA, i cili kryen çdo krim për të arritur qëllimet e tij.  Ministria e Jashtme Siriane deklaroi se rrëfimi i Presidentit të SHBA për vendimin për të vrarë Presidentin e një vendi të pavarur nënvizon faktin se qeveria amerikane është një shtet bandit dhe jashtë ligjit që ndjek interesat e veta në rajon në të njëjtën mënyrë si organizatat vrasëse dhe terroriste, pasi ajo kryen terrorizëm pa marrë parasysh rregullat ligjore, njerëzore ose morale.

Tags

Komente