Shtator 17, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik Palestinez: Rezistenca në luftë me regjimin sionist nuk njeh vija të kuqe

Duke refuzuar çdo vijë të kuqe në luftën kundër regjimit sionist, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik tha se rezistenca është zgjedhja e popullit Palestinez kundër pushtuesve sionist.  

Sipas IRNA, "Ziad Nakhaleh" të Mërkurën në mbrëmje, duke iu referuar nënshkrimit të një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit me regjimin sionist në Uashington, theksoi se rezistenca Palestineze në Rripin e Gazës do t'u përgjigjet regjimeve arabe në Shtëpinë e Bardhë. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni të martën në mbrëmje nënshkruan një marrëveshje normalizimi në prani të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu pasi njoftuan një marrëveshje kompromisi me regjimin pushtues të Jerusalemit. Nakhaleh deklaroi se forcat e rezistencës janë në gatishmëri të plotë dhe njësitë e prodhimit dhe armët e luftës janë gati për të luftuar kundër regjimit sionist, i cili në rast të një lufte me rezistencën, duhet ta dijë se të gjitha territoret e pushtuara do të shënjestrohen nga raketat e rezistencës.

Tags

Komente