Shtator 17, 2020 20:15 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist është tradhti ndaj Palestinës

Zëdhënësi i lëvizjes jemenase Ansarullah e quajti normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist një tradhti të qartë ndaj popullit palestinez.

Sipas Al-Alam, "Muhamed Abdul Salam" të mërkurën në mbrëmje tha se regjimet arabe që ndërmorën hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me regjimin pushtues sionist në realitet nuk ndryshuan asgjë, sepse ata më parë kishin bashkëpunuar me sionistët në fshehtësi. Abdul Salam deklaroi se çështja e Palestinës është një çështje islamike dhe arabe dhe nuk ka asnjë mënyrë për të njohur zyrtarisht regjimin e paligjshëm sionist. Zëdhënësi i Ansarullah tha se populli jemenas vazhdon të theksojë pozicionin e tij në mbështetje të Palestinës dhe të refuzojë normalizimin e marrëdhënieve me armikun pushtues dhe shtoi se ky popull është nën zjarrin e agresorëve sauditë për shkak të qëndrimit të tij të saktë kundër sionistëve. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni të martën në mbrëmje nënshkruan një marrëveshje normalizimi të marrëdhënieve me regjimin sionist në prani të presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu pasi më herët njoftuan një marrëveshje kompromisi me regjimin pushtues të Jerusalemit.

Tags

Komente