Shtator 17, 2020 20:16 Europe/Tirane
  • Shtypja e demonstratave pro-palestineze në Bahrejn

Duke kritikuar kompromisin midis autoriteteve të Bahrejnit dhe regjimit sionist, kreu i Shoqatës së të Drejtave të Njeriut në Bahrejn tha se regjimi Al-Khalifa po shtyp demonstratat në mbështetje të Palestinës.

Bakir Darwish, kreu i Shoqatës së të Drejtave të Njeriut në Bahrejn, tha: Demonstratat në Bahrejn janë ndaluar për vite me radhë dhe populli i Bahrejnit nuk lejohet të demonstrojnë në publik, edhe pas shpalljes së vendimit për të mbajtur protesta. Darwish deklaroi se në Bahrejn, jo vetëm demonstrata paqësore, por edhe çdo demonstratë në mbështetje të popullit palestinez shtypen nga forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa. Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të martën e kaluar (15 shtator) nënshkruan një marrëveshje kompromisi me regjimin sionist në Shtëpinë e Bardhë. Ceremonia u mbajt nga presidenti i SHBA Donald Trump, së bashku me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu dhe ministrat e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit.

Tags

Komente