Shtator 18, 2020 21:35 Europe/Tirane
  • Rusia: Kontratat e naftës mes Amerikës dhe paramilitarëve kurdë të jashtëligjshme

Ministria e jashtme e Rusisë me një deklaratë të ministrit të jashtëm Sergei Lavrov ka dënuar kontratën e naftës të nënshkruar mes Amerikës dhe paramilitarëve kurdë në Siri dhe atë e ka cilësuar shkelje të sovranitetit të Sirisë.

Ministria e jashtme e Rusisë në këtë deklaratë ka dënuar kontratën e naftës të nënshkruar mes një kompani amerikane dhe paramilitarëve kurdë të varur nga Amerika dhe ka akuzuar Uashingtonin për grabitjen e burimeve natyrore të Sirisë. Ministria e jashtme e Rusisë thekson se Uashingtoni në formë të jashtëligjshme ka pushtuar zonët verilindore dhe jugore të Sirisë dhe është i angazhuar në grabitjen e jashtëligjshme të burimeve natyrore të këtij vendi që i përkasin të gjithë popullit sirian. Moska me këtë deklaratë thekson se Amerika me të tilla veprime edhe një herë ka treguar se nuk u kushton rëndësi konventave dhe dispozitave të OKB dhe të KS të OKB dhe nuk respekton sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë. Rusia gjithashtu ka kritikuar gjendjen e papërshtatshme të botës për shkak të veprimeve të tilla të Amerikës. Senatori republikan Lindsey Graham duke përmendur përpjekjet e reja për të plaçkitur më shumë naftën siriane zbuloi së fundmi se Mazlum Abdi, komandanti i grupit militant kurd të njohur si "Forcat Demokratike Siriane" (QSD), i mbështetur nga terroristët amerikanë, ka nënshkruar një kontratë nafte me një kompani amerikane. Qeveria siriane ka theksuar vazhdimisht se këta militantë amerikanë dhe elementë terroristë në Sirinë lindore dhe verilindore nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç plaçkitjes së naftës dhe do t'i japë fund pranisë së tyre të paligjshme.

Tags

Komente