Shtator 18, 2020 21:35 Europe/Tirane
  • Namazi i parë i së Premtes i palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa pas marrëveshjes së kompromisit

Namazi i së Premtes këtë javë u mbajt në Xhaminë Al-Aksa me pjesëmarrjen e mijëra palestinezëve.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Maa, besimtarët palestinezë mbanin pankarta që i quanin vendet që arritën normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist si tradhtarë. Sipas raportit, milicët sionistë sulmuan besimtarët palestinezë dhe arrestuan gjashtë banorë të Jeruzalemit. Ky është namazi i parë i së Premtes në xhaminë Al-Aksa, e cila u mbajt pas nënshkrimit të marrëveshjes së kompromisit EBA-Bahrejn me regjimin sionist. Një marrëveshje kompromisi midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit dhe regjimit sionist u nënshkrua zyrtarisht në Uashington të martën në mbrëmje (më 15 shtator) në prani të presidentit të SHBA Donald Trump. Populli, qeveria dhe grupet palestineze dënuan marrëveshjen EBA-Bahrejn me regjimin sionist dhe e quajtën 15 Shtatorin një ditë të zezë në kalendarin e botës Arabe.

Tags

Komente