Shtator 19, 2020 09:39 Europe/Tirane
  • Francë: Nuk ka asnjë provë të pretendimeve të SHBA kundër Hezbullahut

Ministria e Jashtme Franceze mohoi pretendimin e SHBA, duke thënë se nuk kishte asnjë provë që Hezbullahu libanez kishte ruajtur kimikate në këtë vend evropian.

Sipas Reuters, Agnes von der Mol, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Francës, të Premten mohoi pretendimin e zyrtarit amerikan kundër Hezbullahut të Libanit, duke thënë: " Sot në Francë nuk ka asnjë dokument vërtetues për të konfirmuar një pretendim të tillë ". Koordinatori i Departamentit të Shtetit për Kundër Terrorizmin Nathan Sales të Enjten e kaluar pretendoi se Hezbullahu libanez kishte kontrabanduar dhe magazinuar kimikate, përfshirë nitratin e amonit, nga Belgjika në Francë, Greqi, Itali, Spanjë dhe Zvicër. Gjatë një vizite të fundit në Bejrut, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se Hezbullahu ishte zgjedhur nga populli libanez dhe se kishte një partneritet midis Hezbullahut dhe partive të tjera libaneze. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë rritur përpjekjet për të rritur presionin mbi Frontin e Rezistencës në rajon pas sukseseve të Iranit dhe Hezbullahut libanez  në luftën kundër grupeve terroriste në rajon. Irani dhe Hezbullahu i Libanit, si anëtarë kryesorë të Frontit të Rezistencës, luajnë një rol kryesor në kundërshtimin e komploteve dhe veprimeve amerikano-sioniste në rajon.

 

 

Tags

Komente