Shtator 19, 2020 09:39 Europe/Tirane
  • Ismail Hanieh: Rezistenca mund të shkatërrojë të gjitha komplotet izraelite

Kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas deklaroi se opsioni i rezistencës mund të prishë të gjitha komplotet e regjimit sionist.

Sipas Al-Kods, "Ismail Hanieh", kreu i byrosë politike të Hamasit, tha se opsioni i rezistencës mund të prishte komplotin e marrëveshjes së shekullit, projektin e aneksimit të Bregut Perëndimor dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me armikun sionist. Gjatë një takimi me Abu Nadal al-Ashkar, Sekretari i Përgjithshëm i Frontit Arab, ai tha: "Umeti Arab mund të pengojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve". Gjatë takimit, të dy palët deklaruan se duhet të merret një qëndrim i unifikuar për t'u përballur me projektin sionist të mbështetur nga SH.B.A. Ata gjithashtu iu referuan situatës së refugjatëve palestinezë në Liban dhe thanë se ata ishin kundër planit për një vend alternativ. Disa ditë më parë, Hanieh u takua me Ziad al-Nakhaleh, sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Xhihadi Islamik palestinez gjatë një samiti në Bejrut.

Tags

Komente