Shtator 22, 2020 10:15 Europe/Tirane
  • Qeveria e Kuvajtit mbështet çështjen Palestineze

Përkundër pretendimit të Donald Trump se vendi mund të bëjë kompromis me regjimin sionist, qeveria kuvajtiane riafirmoi angazhimin e Kuvajtit për të mbështetur opsionet e popullit palestinez.

Presidenti i SHBA Donald Trump pretendoi të Premten e kaluar se së shpejti Kuvajti ka të ngjarë të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin. Sipas Al-Kabas, qeveria e Kuvajtit të hënën në mbrëmje mbajti një takim, duke e quajtur çështjen palestineze një çështje themelore për arabët dhe myslimanët dhe njoftoi se zgjidhja e çështjes palestineze, sipas rezolutave ndërkombëtare dhe planit arab të paqes, duhet t'i japë fund pushtimi dhe të krijojë një shtet të pavarur palestinez dhe të mundësojë kthimin e të shpërngulurve palestinezë. Më parë, 41 deputetë nga një total prej 50 deputetësh në Kuvajt deklaruan vendosmërisht se vendi i tyre do të vazhdojë t'i përmbahet çështjes së Palestinës si çështja e parë e umetit islamik dhe arab. OJQ-të në Kuvajt gjithashtu të hënën lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje për të miratuar një ligj penal që ndëshkon normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.  Abu Dhabi dhe Tel Avivi arritën një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Enjten më 13 Gusht, pas përpjekjeve të Presidentit të SHBA Donald Trump për të lehtësuar normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist. Masa e Emirateve të Bashkuara Arabe për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist është dënuar gjerësisht nga shumë vende islamike dhe grupet e rezistencës palestineze. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist përfshin edhe një klauzolë në lidhje me xhaminë Al-Aksa dhe qytetin e pushtuar Kods.

Tags

Komente