Shtator 22, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Palestina vazhdon të protestojë kundër procesit të normalizimit të marrëdhënieve

Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riad al-Maliki, tha se vendi i tij ka vendosur të heqë dorë nga presidenca e radhës së Ligës Arabe, si reagim ndaj normalizimit të vendeve të Gjirit Persik me regjimin sionist.

Maliki në një konferencë për media në ministrinë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha se kanë hequr dorë nga presidenca e radhës së Ligës Arabe, pasi Sekretariati i Përgjithshëm i Ligës ka mbështetur Emiratet e Bashkuar Arabe (EBA) dhe Bahreinin që normalizuan me regjimin sionist. Ai theksoi se disa vende të fuqishme arabe nuk kanë dënuar largimin nga iniciativa arabe e Paqes dhe prandaj nuk do të ketë ndonjë vendim për dënim brenda një procesi të parashikueshëm. "Ne nuk jemi të nderuar të shohim vendet arabe që nxitojnë të normalizohen me shtetin pushtues gjatë presidencës sonë", tha ai. Më tej, kryediplomati palestinez potencoi se nuk bëhet fjalë tërheqja nga liga, ndërsa do të vazhdojnë punimet e tyre me vendet si Algjeria dhe Kuvajti që kanë mohuar normalizimin. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të 9 shtatorit nëpërmjet telekonferencës, nuk ishte marrë vendim që dënon "normalizimin e marrëdhënieve" me regjimin sionist. Sipas diplomatëve palestinezë "vendet e fuqishme arabe me ndikim" kishin ndaluar që të dalë vendim për dënimin e vendeve arabe të Gjirit Persik që normalizuan marrëdhëniet me regjimin sionist në kundërshtim me Iniciativën Arabe e Paqes. Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje të mbështetura nga SHBA-të për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Tags

Komente