Shtator 23, 2020 09:48 Europe/Tirane
  • Muhamed Abdul Selam: Regjimet Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po luftojnë në emër të regjimit sionist

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit tha: "Për sa kohë që regjimet Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po luftojnë në emër të regjimit sionist dhe po shpenzojnë miliona dollarë në vend të tij, ky regjim nuk do të hyjë kurrë në ndonjë luftë në rajon".

Duke kujtuar historinë e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe tradhtinë ndaj çështjes palestineze, Muhamed Abdul Salam shtoi: Populli palestinez ka qenë prej kohësh në shënjestër të regjimeve që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin. Historia do t’i kujtojë tradhtarët në mënyrën më të keqe të mundshme dhe ata që u strehuan tek armiku sionist do të jenë në një pozitë shumë qesharake.  Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni nënshkruan një marrëveshje normalizimi më 15 Shtator në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Kryeministrit Izraelit Beniamin Netanyahu, pasi njoftuan një marrëveshje kompromisi me regjimin pushtues të Kodsit.

Tags

Komente