Shtator 24, 2020 09:03 Europe/Tirane
  • Ansarullah u përgjigjet fjalëve të mbretit Saudit

Një anëtar i Këshillit Suprem Politik të Jemenit iu përgjigj fjalimit të Mbretit të Arabisë Saudite në Asamblenë e Përgjithshme të KB.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars të Enjten, Muhamed Ali Al-Houthi, një anëtar i Këshillit Suprem Politik të Jemenit, në një mesazh në Twitter shkroi: Mbreti Selman i Arabisë Saudite duhet ta dijë se lufta kryesore e Jemenit është me Shtetet e Bashkuara; Shtetet e Bashkuara po luftojnë kundër Jemenit duke siguruar armë për Arabinë Saudite dhe duke shfrytëzuar territorin e këtij vendi. Mbreti Selman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite të martën në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB, pa përmendur fushatën ushtarake të Riadit kundër Jemenit dhe nisjen e një lufte shkatërruese (të mbështetur nga SHBA) ndaj këtij vendi, akuzoi Iranin për gjoja ndërmarrjen e "politikave tensionuese dhe destruktive" në rajonin e Azisë Perëndimore. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur një agresion të gjerë ushtarak kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ndaj këtij vendi ka vendosur bllokadë tokësore, detare dhe ajrore. Lufta e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kundër Jemenit deri më tani ka vrarë më shumë se 16,000 civilë jemenas, plagosur me dhjetëra mijëra dhe zhvendosur miliona qytetarë jemenas.

Tags

Komente