Shtator 25, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • 14 të vrarë dhe të plagosur në shpërthimin e një autobombe në Siri

Shpërthimi i një autobombe në provincën veriore të Sirisë al-Hasakah vrau tre persona dhe plagosi 11 të tjerë.

Al-Alam raportoi se të paktën tre njerëz u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën në shpërthimin, i cili ndodhi në periferi të zonës Ras al-Ain. Qyteti Ras al-Ain në provincën veriperëndimore Hasakah është pushtuar nga ushtria turke dhe grupet terroriste të mbështetura nga ky vend. Pas pushtimit turk, qytetet veriore të Sirisë herë pas here dëshmojnë shpërthimin e bombave të makinave dhe motorëve. Zonat në veri të Sirisë janë aktualisht të pushtuara nga ushtria turke. Ushtria turke ka pushtuar Sirinë disa herë gjatë tre viteve të fundit. Turqia është një nga mbështetësit kryesorë të grupeve terroriste në Siri. Agresioni turk në veri të Sirisë përballet me një dënim të gjerë ndërkombëtar.

Tags

Komente