Shtator 25, 2020 21:09 Europe/Tirane
  • Jemen: 80 mercenarë dhe ushtarë sauditë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Një shpërthim bombe pranë një baze të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite në Jemenin verior ka vrarë të paktën 80 njerëz dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, duke cituar faqen e internetit Al-Khobar Al-Yemeni, më shumë se 80 prej forcave agresore u vranë dhe u plagosën në një sulm me raketa në bazën e koalicionit saudit në zonën "Alab". Sipas një burimi ushtarak, Sulmi me raketa erdhi ndërsa mercenarët e koalicionit saudit u mblodhën përpara një post komande të drejtuar nga oficerët sauditë për të protestuar për mosmarrjen e pagave të tyre të nëntë muajve. Nuk është ende e qartë nëse sulmi është kryer nga forcat e përbashkëta të Jemenit apo nëse Arabia Saudite ka kryer sulmin në shenjë hakmarrje kundër ushtarëve. Uebfaqja Al-Sahafa 24, megjithatë citoi burimet e saj të thoshin se avionët e ushtrisë saudite gabimisht kishin bombarduar bazën. Sidoqoftë, as ushtria jemenase dhe as koalicioni saudit ende nuk kanë reaguar ndaj incidentit.

 

Tags

Komente