Shtator 27, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Arrestohen me dhjetëra protestues në Izrael

Në Izrael janë arrestuar me dhjetëra protestues që ishin ngritur kundër kryeministrit të regjimit sionist dhe kundër masave karantinuese për virusin korona.

Protestat nën gjendjen e karantinimit në të gjithë regjimin sionist, kundër kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu kanë hyrë në muajin e disatë. Pas një urdhri për mbylljen e shtetit për shkak të rritjeve të rasteve me coronavirus, kanë vazhduar protestat në Jerusalem, ku qytetarët akuzojnë se ky karantinim ka si qëllim shmangien e së vërtetës së korrupsionit dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë nga qeveria.  “Izolimi në këto momente nuk ka të bëjë fare me shëndetin apo protestat e njerëzve. Mendoj se kjo ka të bëjë me arsyet personale të Netanyahu-t për të shmangur gjykimin”, tha Ariel Baker, protestues izraelit. Protestuesit, që bien ndesh me rregullat e reja për karantinim, u mblodhën jashtë rezidencës së kryeministrit dhe kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij duke mbajtur slogane e flamuj në duar.  I gjithë regjimi sionist si pasojë e pandemisë ka raportuar jo vetëm një rënie të ekonomisë, por edhe një shtim të rasteve të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e infektimeve në rreth 187 mijë dhe numrin e vdekjeve në më shumë se 1.200 raste.

Tags

Komente