Shtator 30, 2020 19:46 Europe/Tirane
  • Parlamentarët iranianë së shpejti në Jemen

Të mërkurën, 30 shtator, disa parlamentarë iranianë nënshkruan një deklaratë në lidhje me dërgimin e një dërgese ndërkombëtare të ndihmës për civilët e Jemenit të prekur nga lufta e imponuar nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Disa parlamentarë iranianë u shprehën të gatshëm të shoqërojnë vullnetarisht një flotilje humanitare në Jemen. Deklarata nënvizon: “Jemenasit e dëmtuar nga lufta vuajnë nga mungesa e ushqimit, ilaçeve dhe karburantit. Krimet e kryera nga regjimi saudit dhe aleatët e tij kanë marrë jetën e dhjetëra mijëra civilëve jemenas dhe ende kërcënojnë jetën e qindra mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe kombeve myslimane që të organizojnë një fushatë gjithëpërfshirëse për të ndihmuar civilët e Jemenit." Nënshkruesit e kësaj deklarate shtuan se në përputhje me nenet 3, 152 dhe 154 të Kushtetutës iraniane, ata ishin të gatshëm të merrnin pjesë personalisht në shpërndarjen e ndihmave humanitare për popullin jemenas.

 

Tags

Komente