Tetor 01, 2020 19:18 Europe/Tirane
  • Ushtria izraelite në gatishmëri maksimale nga frika e Hezbollahut

Për shkak të frikës së hakmarrjes nga Hezbollah, ushtria izraelite ka qenë në gatishmëri të lartë në kufijtë veriorë të territoreve të okupuara për më shumë se 70 ditë dhe shumë para fillimit të sezonit të festave Hebreje, konfirmoi këtë të enjte, 1 tetor, Tal Lev-Ram, korrespodent për gazetën izraelite Maariv.

Tal Lev-Ram thekson se vlerësimi i rrethanave tregon që Hezbollah po konsideron të kryejë një operacion. Duke iu referuar gjendjes maksimale të gatishmërisë së ushtrisë izraelite në territoret e okupuara, gjatë fjalës së tij të martën në mbrëmje, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Hasan Nasrallah tha: "Në kufirin jugor, ushtria e armikut vazhdon të fshihet në strehimore. Kjo është hera e parë që ushtarët sionistë nuk kanë guxuar të lëvizin në vijën kufitare gjatë kësaj periudhe të gjatë. Vendimi ynë për t’iu kundërpërgjigjur armikut mbetet në fuqi. Ne jemi ende në kontroll të këtij kufiri dhe po shikojmë për momentin e duhur. "

 

Tags

Komente