Tetor 02, 2020 14:34 Europe/Tirane
  • Bashar Asad thekson vazhdimin e pranisë ushtarake të Rusisë në Siri

Presidenti i Sirisë ka kërkuar vazhdimin e pranisë ushtarake të Rusisë në Siri deri në zhdukjen tërësisht të rrënjëve të terrorizmit dhe vendosjen e sigurisë së plotë në këtë vend.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, ka vlerësuar rolin e Rusisë për të ndihmuar uljen e krizës në Siri dhe ka thënë: “Rusia përkrah ushtrisë së Sirisë po vazhdon të luftojë kundër terrorizmit”.

Presidenti sirian gjithashtu politikat armiqësore të Perëndimit i ka konsideruar faktor që krijojnë pengesa në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare mes fuqive botërore dhe ka thënë: “Bota sot ka nevojë për balancim dhe Rusia duhet ta kthejë këtë balancim të humbur”.

Vlen të theksohet se kriza në Siri ka filluar që nga viti 2011 me sulmin e gjerë të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre.

Tags

Komente