Tetor 08, 2020 08:51 Europe/Tirane
  • Bashar al-Asad: Vrasja dhe terrori ka qenë metoda e Amerikës përgjatë dekadave të kaluara

Presidenti sirian vërejtjet e Donald Trump se ai synonte ta vriste atë i quajti një politikë vrasjeje dhe terrori nga Shtetet e Bashkuara dhe theksoi nevojën për të arritur një ekuilibër ndërkombëtar për të parandaluar dhe ndëshkuar "veprimet e liga".

"Vrasja është mënyra amerikane për të bërë gjërat dhe kjo është diçka që ajo ka bërë gjithmonë gjatë dekadave të fundit në pjesë të ndryshme të botës," tha për agjencinë Sputnik Presidenti Sirian Bashar al-Assad. Presidenti sirian theksoi se asgjë nuk do t'i ndalojë Shtetet e Bashkuara të kryejnë terrore dhe vrasje të tilla të urryera nëse nuk ka një ekuilibër ndërkombëtar në mënyrë që të ndalojë Shtetet e Bashkuara nga kryerja e krimeve të tyre. Në një intervistë me Fox News më 16 Shtator, Donald Trump përmendi se ai kishte ndërmend të vriste presidentin sirian Bashar al-Assad, por sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes i SHBA James Mattis e kundërshtoi planin. Përpjekja e Trump për të vrarë Asadin erdhi pasi u pretendua se në prill 2017, qeveria e Damaskut kreu një sulm ndaj qytetarëve sirianë.

Tags

Komente