Tetor 16, 2020 20:52 Europe/Tirane
  • Rusia shton forcat në Siri

Kontingjenti ushtarak rus në Siri po përgatit një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në rajon, me synimin për t'i dhënë fund terroristëve që pushtojnë provincat siriane Idlib dhe Alepo.

500 ushtarë rusë thuhet se janë dërguar në Siri që nga fillimi i tetorit. Brenda dy javësh, dhjetë aeroplanë luftarakë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes mbërritën në bazën ajrore Hmeimim në perëndim të Sirisë. Gjithashtu, që nga fillimi i muajit Tetor, forcat ajrore ruse kanë kryer dhjetë fluturime në provincën Latakia duke dërguar përforcime ushtarake. Ndërkohë, qindra banorë të Sirisë veriore demonstruan sot në periferi të provincës Hasake, duke dënuar krimet e kryera nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) dhe forcat okupuese amerikane. Kanali sirian i lajmeve Al-Akhbariya raportoi se protestuesit dogjën goma dhe bllokuan rrugët kryesore në zonën al-Shadadeh. Milicët kurdë qëlluan me municion real për të shpërndarë demonstruesit. Në muajt e fundit, banorët e Hasake dhe Deir ez-Zor kanë organizuar vazhdimisht demonstrata për të protestuar kundër veprimtarive kriminale të SDF. Dhjetëra civilë u vranë ose u plagosën nga plumbat e milicive kurde, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

 

Tags

Komente