Tetor 19, 2020 14:52 Europe/Tirane
  • Kryemyftiu i Omanit: Po përballemi me fenomenin e shfaqjes së miqësisë për armiqtë në Umetin Islam

Kryemyftiu i Omanit ka kritikuar dukurinë e shfaqjes së miqësisë për armiqtë e Umetit Islam.

Kanali televiziv “Arabi 21” njoftoi se Shejkh Ahmed Al-Khalil, kryemyftiu i Omanit, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar: “Së fundi në Umetin Islam u paraqit një fenomen shumë negativ dhe ai është shfaqja e miqësisë për armiqtë. Kjo është në kohën kur Zoti i madhëruar na ka urdhëruar neve për armiqësi me armiqtë. Disa persona jo vetëm që po shfaqin miqësi me armiqtë, por këtë çështjeje po e manifestojnë pa kurrfarë turpi. Disa personalitete ka bërë këtë veprim duke harruar të kaluarën e tyre dhe motot të cilat i jepnin. Më e keqja është kjo që edhe disa predikues fetarë gjithashtu me anë të verdiktëve të rrejshme dhe devijuese, synojnë ta dorëzojnë Umetin Islam para armiqve. Ajo çfarë po ndodh sot është e ngjashme me periudhën para Zgjimit Islam”.

Kryemyftiu i Omanit në mënyrë të qartë ka dënuar normalizimin e marrëdhënieve mes regjimeve arabe dhe armikut sionist.  

 

Tags

Komente