Tetor 19, 2020 15:44 Europe/Tirane
  • Mbi 95% e bërthamave të shuara të ISIS janë shkatërruar në Kirkuk

Forcat e Hashd Sha’bi të Irakut kanë njoftuar se 95% e elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS në provincën Kirkuk janë shkatërruar dhe si rezultat në këtë provincë të Irakut është kthyer siguria dhe stabiliteti.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ali Al-Husejni, shefi i zyrës për komunikim i forcave Hashd Sha’bi në pjesën veriore të Irakut, ka deklaruar se 95% e elementëve të mbetur të grupit ISIS në Kirkuk janë shkatërruar.

Al-Husejni shtoi: “Si rezultat i operacioneve të suksesshme të forcave Hashd Sha’bi dhe forcave të tjera të sigurisë së Irakut në Kirkuk, janë shkatërruar 95% e mbetjeve të grupit terrorist ISIS dhe bërthamat e shuara të tij dhe deri në kufijtë e provincës Salahudin, është vendosur siguri e plotë dhe gjatë disa muajve të fundit nuk është kryer asnjë veprim që prish sigurinë në këtë rajon. Stabilizimi i sigurisë mes provincave Kirkuk dhe Salahudin ka rezultuar në garantimin e sigurisë në rrugët tokësore mes dy provincave gjatë 24 orëve dhe të gjitha strukturat e forcave Hashd Sha’bi janë aktivizuar për garantimin e sigurisë”.

Tags

Komente