Tetor 20, 2020 14:44 Europe/Tirane
  • Covid 19 përhapet në ushtrinë e regjimit sionist

Ushtria e regjimit sionist ka bërë të ditur se 707 ushtarakë janë infektuar me virusin Korona dhe disa prej tyre janë në gjendje shumë kritike.

Gazeta sioniste “Jerusalem Post” njoftoi se ushtria e regjimit sionist sot ka konfirmuar këtë lajm dhe ka thënë: “Aktualisht 3774 ushtarë janë futur në karantine”.

Sipas këtij burimi, për shkak të shtimit të numrit të personave të infektuar me virusin Korona në ushtrinë e regjimit sionist, tani po shqyrtohet mundësia për anulimin e të gjitha stërvitjeve ushtarake.

Burimet sioniste një muaj më parë kanë deklaruar se numri i të infektuarve me virusin Korona në ushtrinë e regjimit sionist ka arritur në kulmin e vet.

Numri i personave të infektuar me virusin Korona në territoret e pushtuara palestineze ka shkuar në 304.876 persona.

Tags

Komente