Tetor 20, 2020 16:07 Europe/Tirane
  • 6 persona vriten dhe plagosen nga një shpërthim në qytetin Manbixh të Sirisë

Si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në qytetin Manbixh të provincës Alepo në veri të Siri, është vrarë një fëmijë dhe pesë persona të tjerë janë plagosur.

Kanali informativ “Russia Today” duke cituar burimet të sigurisë, ka njoftuar se kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në një garazh makinash.

Akoma nuk janë publikuar detaje të tjera rreth këtij shpërthimi dhe asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Qyteti Manbixh ndodhet në pjesën veriore të Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë.

Nga ana tjetër, burimet ushtarake të Sirisë kanë njoftuar për sulmin e avionët luftarakë të Sirisë dhe Rusisë kundër pozicioneve të terroristëve të Frontit Nusra në jug të Idlibit.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se burimet ushtarake të Sirisë sot (të martën) kanë thënë se këto sulme kanë qëlluar pozicionet, automjetet transportuese dhe luftarake të terroristëve të grupit Fronti Nusra në rajonet Maghare dhe Farkia në Xhebel Al-Zavije të provincës Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Tags

Komente