Tetor 21, 2020 15:38 Europe/Tirane
  • Luftë mes Talebanëve dhe forcave qeveritare në Afganistan, vriten 33 persona

Zëdhënësi i pushtetit lokal në provincën Takhar të Afganistanit ka deklaruar se në sulmin e të martës në mbrëmje të grupit Taleban në këtë provincë, janë vrarë 17 pjesëtarë të forcave qeveritare dhe 16 pjesëtarë të grupit Taleban.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Xhavad Haxhari ditën e mërkurë në një prononcim për mediat lokale, ka thënë: “Luftëtarët e grupit Taleban natën e kaluar kanë sulmuar qytetin Baharek të kësaj provincës dhe si rezultat kanë shkaktuar humbje nga të dy palët. Edhe shefi i sigurisë së policisë në provincën Takhar është prej të vrarëve të betejës së mbrëmshme dhe në luftimet e mbrëmshme janë vrarë edhe disa komandantë të forcave talebane”.

Kjo është në kohën kur burimet informative kanë njoftuar për humbje shumë të mëdha të forcave qeveritare në sulmin e natës së kaluar të forcave të grupit Taleban në qytetin Baharek dhe disa prej tyre kanë thënë se gjatë këtij sulmi janë vrarë 80 pjesëtarë të forcave qeveritare.

Tags

Komente