Tetor 23, 2020 14:26 Europe/Tirane
  • Konfiskimi i anijeve naftore të Jemenit dhe vazhdimi i krizës së karburanteve në këtë vend

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë kombëtare të naftës së Jemenit ka njoftuar për vazhdimin e konfiskimit të anijeve naftore të këtij vendi nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe përkeqësimin e krizës së karburanteve në Jemen.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Amar Al-Adra’ij, drejtori i kompanisë kombëtare të naftës së Jemenit, deklaroi: “Koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka konfiskuar 15 anije naftore të Jemenit në rrethanat kur inspektimi i saktë i tyre është kryer në Xhibuti dhe nga ana e OKB është lëshuar leje për lirimin e këtyre anijeve. Në këtë mënyrë OKB dhe koalicioni agresor saudit janë përgjegjës kryesor për krizën e karburanteve në Jemen dhe Arabia Saudite me piratëri dhe plaçkitje, me konfiskimin e anijeve naftore dhe duke imponuar më shumë shpenzime për qytetarët jemenas, ka krijuar kushte shumë të vështira në Jemen”.

Kompania kombëtare e naftës së Jemenit ka kritikuar OKB dhe të dërguarin e saj në këtë vend për mos kryerjen e zotimeve të veta në lidhje me hyrjen e karburanteve në Jemen dhe për anim ndaj koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

 

Tags

Komente